Pickup & Delivery


  1. Ballina
  2. Pickup & Delivery

Pickup & Delivery



Çfarë është mënyra e blerjes Pickup?

Pickup është mënyrë e blerjes Online, e produkteve esenciale në dyqanet ETC.
Ju bëni porosinë tuaj Online, duke caktuar orarin dhe dyqanin Etc ku do të merrni produktet e blera dhe ETC përgatit ato për ju.

A ishin këto informacione të dobishme?


Sa kushton shërbimi Pickup?

Porosia përgatitet nga ana e stafit të trajnuar mirë në mënyrë që të plotësohet kërkesa e konusmatorit në formën më të mirë të mundshme duke iu dërguar porosinë deri tek automjeti juaj, dhe ky shërbim ofrohet plotësisht Falas për konsumatorët.

A ishin këto informacione të dobishme?

Për sa kohë përgatitet porosia?

Varësisht se sa e ngarkuar është porosia, ashtu edhe merr kohë përgatitja e një porosie, megjithatë është llogaritur kohë e mjaftueshme ndërmjet orareve të përcaktuara, në mënyrë që të përgatiten të gjitha porositë me kohë.

Ku dhe si duhet të merret porosia Pickup?

Porosinë tuaj e merrni në dyqanin dhe orarin e përcaktuar nga ju gjatë blerjes.,br> Pritni për pak minuta në hapësiren e caktuar për Pickup (Oborr/Parking i veçantë) stafin tonë i cili do të vie së bashku me porosinë tuaj. Ndërkohë aty shihni edhe numrin e telefonit të Qendrës së Thirrjeve për Konsumatorë në rast të ndonjë vonese të mundshme. Pasi të paraqitet punëtori i stafit, ju prezentoheni me një dokument valid dhe të dhënat tuaja personale që keni vendosur gjatë blerjes në Web faqe dhe vazhdohet tutje me procesin e pagesës së porosisë dhe vendosjen e produkteve të blera në automjetin tuaj nga ana jonë.

Si bëhet pagesa e faturës?

Pasi të jeni lajmëruar për të marrë porosinë në dyqanin tonë, në pjesën e përcaktuar për pranimin e Porosive Pickup (në oborrin/parkingun e dyqanit), punëtori ynë vjen me porosinë dhe faturën tuaj ku edhe do të kryeni pagesën.
Faturën mund ta paguani me para të gatshme ose përmes pagesës tuaj bankare përmes POS terminalit të ndonjërës bankë.

Çfarë dokumente duhet të kem me vete për pranimin e porosisë?

Ju duhet të keni ndonjë dokument valid me të dhënat tuaja personale dhe fotografi. Këtë kërkesë kemi vendosur për të mbrojtur të dhënat tuaja personale dhe privatësinë tuaj të blerjes.
Për më shumë lidhur me Politikat tona të Privatësisë, klikoni Këtu.

Nëse nuk mund të merret porosia nga personi që ka bërë porosinë, si të veprohet?

Gjatë plotësimit të të dhënave personale, ju keni edhe një fushë për Koment shtesë. Aty mund të cekni se nga kush do të merret porosia juaj.
Personi që vjen për të marrë porosinë duhet të posedoj dokument valid me vete.

A mund të kthehen produktet e blera me mënyrën Pickup?

Politikën e Kthimeve të porosive mund ta lexoni të plotë Këtu.

A mund të anulohet ose të ndryshohet orari i Porosisë?

Ju lutem për të anuluar ose ndryshuar orarin e Porosisë, kontaktoni Qendrën e Thirrjeve për konusmatorë në numrin e telefonit +355(0) 67 200 3337 (mund të kontaktohet edhe përmes Viber dhe Whatsapp) ku paraqitni kërkesën tuaj.
Ata do t’ju informojnë nëse ka orare të lira për ndryshim. Gjithashtu ju informojnë nëse mund të anuloni porosinë nëse Porosia ende nuk është përgatitur.

A janë të njejta çmimet e produkteve që shiten Online me Pickup ose Delivery, me çmimet në dyqanet ETC?

Çmimet e produkteve që shiten Online, mund të ndryshojnë nga çmimet e produkteve në dyqanet ETC, prandaj ju lutem që gjatë blerjes të bazoheni në çmimet që janë të vendosura në secilin produkt që ju shtoni në Shportë.

Çfarë është mënyra e blerjes Delivery?

Dyqanet tona ofrojnë mundësinë e blerjes Online, duke sjellur produktet e dëshiruara deri në adresën e ku ju do të pranoni porosinë.
Kjo vlen brenda territorit në të cilin ETC operon me shitjen Delivery (momentalisht vetëm në rrethin e Fier-it).

Sa kushton transporti?

Transporti i porosisë kushton 300Lekë.
Porosia dërgohet deri në adresën e saktë të dhënë nga ju gjatë plotësimit të informative tuaja personale gjatë blerjes.

Për sa kohë arrinë porosia deri te blerësi?

Porosia arrinë për 24 orë, por kërkojmë ndjesë për ndonjë vonesë eventuale për arsye të mbingarkesës së porosive.

Si bëhet pagesa e faturës?

Pagesa e faturës bëhet me para të gatshme gjatë pranimit të porosisë.

A mund të paguaj me Valuta të tjera faturën?

Jo, fatura duhet të paguhet me valutën e vendit.

A mund të kthej produktet e blera me Delivery?

Politikat e Kthimit mund t’i lexoni të plota Këtu.

A mund të anulohet porosia Delivery?

Për të verifikuar nëse porosia juaj ende nuk është përgatitur dhe vendosur për transport, ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve për Konsumatorë në numrin e telefolint +355(0) 67 200 3337 (mund të kontaktohet edhe përmes Viber dhe Whatsapp).

Si shkon procedura e blerjes Online Pickup përmes web faqes?

Porosit tani dhe merrni të gatshme dhe të paketuara në dyqanin më të afërt që ju e përcaktoni dhe në orarin e rezervuar paraprakisht nga ju.
•Zgjedhni kategorinë e artikujve ose zgjedhni artikujt direkt nga faqja kryesore.
•Shtoni në shportë një nga një artikujt me sasinë e dëshiruar.
•Sasinë e shtoni ose e zvogëloni me shenjat plus (+) ose minus (-).
•Fatura juaj duhet të jetë me vlerë mbi 3000Lekë. Vlerën e faturës mund ta shihni në anën e djathtë poshtë faqes tek butoni Check Out.
•Pasi të keni përfunduar me përzgjedhjen e artikujve, konfirmoni shportën duke klikuar Check Out butonin.
•Në hapin e rradhës do t’ju paraqitet faqja ku përcaktoheni për mënyrën Pickup të blerjes në të cilën ju duhet të plotësoni të dhënat tuaja personale dyqanin ku do të merrni porosinë dhe orarin kur do të merrni porosinë.
•Vazhdoni me procesin e përfundimit të blerjes duke konfirmuar faturën tuaj.
•Porosia përgatitet me kujdes nga stafi jonë.
•Shërbimi i përgatitjes së porosisë Pickup është plotësisht Falas.
•Paraqiteni me orar në dyqanin tonë për të marrë porosinë tuaj dhe kryeni pagesën e faturës gjatë.

Si shkon procedura e blerjes Online Delivery përmes Web faqes?

Porosit tani dhe ne do të sjellim porosinë në adresën tuaj brenda 24 orëve.

•Zgjedhni kategorinë e artikujve ose zgjedhni artikujt direkt nga faqja kryesore.
•Shtoni në shportë artikujt e përzgjedhur me sasinë e dëshiruar.
•Sasinë e shtoni ose e zvogëloni me shenjat plus (+) ose minus (-).
•Fatura juaj duhet të jetë me vlerë mbi 3 000Lekë Vlerën e faturës mund ta shihni në anën e djathtë poshtë faqes tek butoni Check Out.
•Pasi të keni përfunduar me përzgjedhjen e artikujve, konfirmoni shportën duke klikuar Check Out butonin.
Delivery të blerjes në të cilën ju duhet të plotësoni të dhënat tuaja personale përfshirë adresën e saktë ku do të pranoni porosinë tuaj.
•Keni edhe fushën ku mund të shënoni koment shtesë lidhur me porosinë.
•Pagesa kryhet gjatë pranimit të porosisë.
•Transporti 300Lekë.

A ishin këto informacione të dobishme?