Politika e Kthimit
Shumica e artikujve të blera në www.etc-al.com, përmes mënyrës Pickup ose Delivery të blerjes mund të kthehen në qendrën tonë tregtare ETC Fier. Artikujt duhet të kthehen në paketimin e prodhuesit origjinal. Ne ju rekomandojmë që të mbani paketimin tuaj për të paktën 14 ditët e para pas blerjes.
Artikujt e kthyer duhet të jenë në përputhje me politikat tona të kthimit:
• Artikujt duhet të kthehen të padëmtuara dhe të papërdorura, me të gjitha etiketat e bashkangjitura dhe paketimi origjinal i përfshirë.
• Këpucët dhe aksesorët duhet të kthehen me kutitë origjinale të markës dhe qeset e pëlhurës dhe duhet të vendosen brenda një kutie të jashtme mbrojtëse për transportin.
• Kur provoni këpucë, ju lutemi të kujdeseni që mos të ndotet pjesa fundore ose të dëmtoni kutinë e këpucëve.
• Nëse një artikull ka një etiketë sigurie të ETC ose ndonjë etiketë tjetër të bashkangjitur, duhet të kthehet me etiketën në pozicionin e tij origjinal.
• Produktet e kozmetikës duhet të kthehen të pahapura dhe të papërdorura, me vulat e çfarëdo ambalazhi të paprekur.
• Artikujt e Ushqimores dhe Higjienës mund të kthehen vetëm nëse i keni pranuar të hapura dhe të dëmtuara.
• Artikujt e Amvisërisë dhe Dekorimet duhet të kthehen të padëmtuara dhe në paketimet origjinale të tyre.
Çdo kthim që nuk i plotëson politikat tona nuk do të pranohet!
Veshjet e brendshme dhe produktet e mbyllura hermetikisht nuk kthehen!
Për informata më të detajuara mund të kontaktoni Shërbimin tonë të Klientit.
Procesi I Khimit
Përgatitni paketën tuaj me dokumentet e bashkangjitura në porosinë tuaj.
• Vendosni artikullin me paketimin origjinal
• Bashkangjitni Faturën origjinale .
• Nje kopje te ID-se tuaj
• Plotesoni Proces Verbalin e kthimit qe e gjeni ne informacionin e ETC Fier (Ligji 9902, sipas DPT, LT 2019, Udhezimi nr.16, date 3.5.2010)
• Adresa për kthim : Lagja Bishanak, rr. Skenderbeu -Elkos shpk- ETC Fier p.n 9300
për më shumë informata kontaktoni me shërbimin e klientit
Koha e kthimit?
1. Përveç nëse tregtari ka ofruar të bëjë vet tërheqjen e mallit, konsumatori duhet t’i kthejë mallrat apo t’i dorëzojë te tregtari apo personi i autorizuar nga tregtari për pranimin e mallrave, pa vonesë dhe në çfarëdo rasti jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë duke komunikuar vendimin e tij për tu tërhequr nga kontrata.
Afati kohor përmbushet në qoftë se konsumatori kthen prapa mallrat para skadimit të periudhës prej katërmbëdhjetë (14) ditëve.