1. Ballina
  2. Ndihmë

Ndihmë

Konsumatorë të nderuar,

Këtu kemi përgatitur për ju disa përgjigje të pyetjeve më të shpeshta lidhur përdorimin dhe udhëzime të tjera të faqës tonë të internetit.

1.Si mund të printoj pjesë të caktuara nga Web faqja?

Në web faqën tonë keni mundësi edhe të printoni pjesë të caktuara.
Printimi lejohet në pjesët ku shihni ikonën e printerit. Mjafton të klikoni në ikonë për t’u lidhur me printerin tuaj. Printimi është i qartë dhe i lexueshëm.

2.Si mund t’ia rekomandoj ndonjë artikull ose postim nga web faqja, një shoku?

Për të rekomanduar ose ndarë me të tjerët një artikull ose postim nga web faqja jonë, atëherë klikoni në ikonën Shpërndaje , e cila gjendet në anën e djathtë të ikonës së printerit dhe zgjedhni opsionin nëse doni ta shpërndani përmes email-it ose rrjeteve të tjera sociale.

3.Si mund të informohem nëse një artikull i caktuar për momentin bie në aksion (zbritje)?

Duke klikuar në ikonën në formë të zilës e cila gjendet afër artikujve të caktuar, ne mund t’iu informojmë për kërkesën tuaj.
Jo të gjithë artikujt përmbajnë ikonën dhe mundësinë e kujtesës.
Kur klikohet ikona, në ekran ju shfaqet një dritare shtesë nga e cila mund të aktivizoni shërbimin përmes SMS ose E-mail adresës. Ju mund të përzgjedhni edhe ditën ose kohën e caktuar.
Ju do të pranoni një SMS ose E-mail konfirmues për vërtetimin e kërkesës tuaj.

4.Si mund informohem rreth ngjarjeve dhe lajmeve të reja rreth kompanisë?

Ju mund të informoheni për më të rejat e kompanisë duke u abonuar në pjesën Email në shiritin e lartë të Ballinës.
Keni mundësi të zgjedhni opsionin se për çfarë jeni të interesuar më tepër të informoheni.
Informacione më të hollësishme rreth kompanisë tonë mund të merrni edhe nga faqja ETC Press.

5.Si mund të çregjistrohem nga E-mail informatat?

Në shiritin e ballinës së faqës tonë, klikoni menynë Email.
Për t’u çregjistruar klikoni Forma e çregjistrimit në anën e djathtë poshtë faqës së Email.
Plotësoni fushat e kërkuara dhe klikoni Çkyçu.

6.Ku mund të informohem lidhur me zbritjet, ofertat dhe aktualitetet në ETC?

Ballinën e faqës tonë mund të gjeni disa nga ofertat dhe zbritjet aktuale, por më shumë mund të gjeni tek Fletushkat ose tek Aktualiteti.

7.Si mund të di vendndodhjen e dyqaneve të ETC-së?

Në shiritin e ballinës së faqës tonë gjeni menynë Degët dhe orari i hapjes nga i cili mund të gjeni adresën dhe vendndodhjen e saktë të dyqaneve tona.

8.Si mund të shkarkoj aplikacionin e ETC-së në telefonin tim mobil?

Përmes menysë Informata – Informacioni i konsumatorit, ju mund të gjeni mundësinë dhe udhëzimet e shkarkimit të ETC App në telefonin tuaj.

9.Si mund të aplikoj për një vend pune në kompaninë tuaj?

Përmes faqës tonë të Karrierës ju mund të njoftoheni me vendet e lira të punës si dhe mund të Aplikoni për pozitën e caktuar në departamentin ose qytetin e caktuar.

Ne mirëpresim vizitën tuaj.

ETC në shërbimin tuaj!

ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale