100gr | Djath kaçkavall |
1 kupë | Misër i konservuar në kanaqe |
1 kupë | Miell |
1/2 kupe | Qumësht |
Gjethe majdanozi | |
Prezle (thërrime buke) | |
Vaj | |
Kripë |
Hapi 1
Fillimisht merrni misrin dhe mundohuni t'ia hiqni tërësisht
lëngun duke e ndrydhur lehtë me duar.
Hapi 2
Djathin kaçkavall e grini mirë me rende dhe e bashkoni me
misër. Gjithashtu gjethet e majdanozit te pastruara dhe të prera imtë i
bashkoni me masën. Hedhni pak kripë sipas dëshirës.
Hapi 3
Përzieni mirë të gjitha dhe formoni toptha të vegjël me
duar.
Hapi 4
Në një enë vendosni miellin dhe qumështin bashkë për të
fituar një masë në të cilën do t'i rrokullisni të gjithë topthat.
Hapi 5
Në një pjatë vendosni prezlet (thërrimet e bukës) dhe në të
rrokullisni topthat nga të gjitha anët.
Hapi 6
Në vaj të ngrohur në temperaturë maksimale, fërgoni të
gjitha topthat deri sa të skuqen.