350gr | Mjedra |
250gr | Rrush serezi |
200gr | Sheqer |
150ml | Ujë |
1 | E bardhë e vesë |
Lëngu i një limete ose limoni | |
1/8l | Verë e bardhë kualitative ose shampanjë (vera mund të zëvendësohet me lëng agrumesh ose frutash të buta, por në këtë rast ky desert nuk do të jetë sorbet, por një koktej që i ngjason koktej “graniteâ€) |
Hapi 1
Vlon sheqeri me ujë 7 minuta dhe ftohet sherbeti. Pemët shtypen në formë pureje. Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë,lëng limoni (verë për shije më të theksuar, por bënë edhe pa të) dhe sherbet.
Hapi 2
Masa përzihet mire gjersa të bëhet e njëllojtë. Derdhet në enë të cekët, futet në frigorifer dhe gjatë ngrirjes, përzihet 3-4 herë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli, por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për t'u shërbyer.
Hapi 3
Me përbërësit e lartpërmendur, në të njëjtën mënyrë, përgatitet sorbet me mango (2 mango), dredhëza (1/2 kg dredhëza), kivi (7 copë). Shërbehet në gota me grykë të gjerë dhe të ftohura mirë.