2 fleta | Salmoni |
2 | Vezë |
2 lugë | Galetë |
Kripë | |
Piper i bardhë | |
500gr | Brum i fletëzuar |
50gr | Salmon i tymosur |
Hapi 1
Bluhet në blender salmoni me një vezë, galetë, kripë dhe piper. Brumi i fletëzuar rrafshohet në katërkëndësh.
Hapi 2
Masa e salmonit vendoset në mes të brumit në formë shiriti, e ku në mes shtypet pak duke i futur filetat e tymosura të salmonit.
Hapi 3
Mbështillet në formë roleje me brum të fletëzuar. Pjesa e ngjitur e brumit vendoset poshtë, në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme.
Hapi 4
Me brumin e mbetur, formohen zbukurime sipas dëshirës. Lyhet me vezë të tundur dhe futet në furrë të nxehtë me temp 200 gradë celsius që të piqet për afro 40 min.