200gr | Këpurdha të prera |
1 | Qepë e vogël |
Gjalpë | |
200ml | Supë mishi ose katrorke |
100ml | Ajkë qumështi |
1 lugë | Nisheste |
Hapi 1
1 qepë e vogël fërgohet në gjalpë. Hidhen 200 gr këpurdha të prera dhe së bashku fërgohen.
Hapi 2
Shtohen 200 ml supë mishi ose katrorke, 100 ml ajkë qumështi, 1 lugë e rrafshuar nisheste ose miell i ulur në ujë dhe duke e përzier vazhdimisht zien 5 min.
Hapi 3
Nëse ka nevojë, i shtohet supë duke e rregulluar trashësinë e dëshiruar.