250gr | Biskota të tretshme (që copëtohen) |
100gr | Gjalpë |
1 pako | Sheqer vanilje |
600gr | Djathë i butë me yndyrë (djath krem) |
125gr | Sheqer pluhur |
280ml | Krem kuzhine (double cream) |
400gr | Luleshtrydhe të ndara në gjysmë |
Hapi 1
Për të përgatitur bazën, fillimisht shkrini gjalpin.
Vendosni biskotat në një qese dhe shtypini me t'hollues deri
sa të thërrmohen.
Hapi 2
Vendosni biskotat e bluara në enë plastike dhe shtojini
sipër gjalpin e shkrirë. Përziejini mirë të dyja bashkë.
Hapi 3
Në një tepsi të cekët në formë rrethore, shtrini mirë
njëtrajtësisht dhe ngjeshur përbërjen e përgatitur nga Hapi 2 dhe vendoseni në
frigorifer që të ftohet dhe forcohet për rreth 1 orë.
Hapi 4
Në një enë vendosni djathin, sheqerin pluhur dhe sheqerin e
vaniljes. Të gjitha i përzieni mirë me mikser elektrik deri sa të zbutet masa.
Shtoni kremin e kuzhinës dhe vazhdoni t'i përzieni deri sa të homogjenizohen të
gjitha mirë.
Hapi 5
Mbi bazën me biskota, vendosni përbërjen e fituar nga Hapi 4
duke filluar nga skajet dhe duke vazhduar njëtrajtësisht në mes pa lën fluska
ajri. Me një shpatull ose me pjesën e poshtme të lugës, shpërndani dhe
formësoni mirë përbërjen e sipërme të ëmbëlsirës.
Vendoseni në frigorifer gjatë tërë natës.