1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Krem supë me Brokoli

45

15Min

Pergatitja

30Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1/4 filxhan Gjalpë
3/4 filxhan Qepë e grirë
2 kërcej Selino të copëtuar
4 filxhana Brokoli të copëtuar
1/3 filxhan Miell
4 filxhana Supë pule ose supë perimesh
½ filxhan Krem kuzhine
Kripë dhe piper

Përgatitja

Hapi 1

Në një tenxhere vendosni gjalpin deri sa të shkrihet. Shtoni qepën, selinon dhe brokolit e coptuar. Fërgoni rreth 10minuta deri sa të zbuten.

Në një tenxhere tjetër zieni supën e pulës ose perimeve.

 

Hapi 2

Shtoni miellin dhe përzieni rreth 1min. Shtoni 2.5 filxhana nga supa e zier.

 

Hapi 3

Zieni të gjitha së bashku deri sa perimet të zihen rreth 10-12 minuta ose më shumë sipas nevojës. Vendosini në blender deri sa të homogjenizohet masa.

 

 Hapi 4

Ktheni sërish supën nga blenderi në tenxhere, shtoni 1.5 filxhan të mbetur nga supa e zier dhe kremin e kuzhinës. Zieni edhe pak të gjitha së bashku.

 

Hapi 5

Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës.

Vendoseni në pjatë për servim dhe sipër shtoni mëlemsa ose erëza për shije dhe dekor.