1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Trileqe

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

6 Vezë
400gr Sheqer
400gr Miell
1 Pluhur paste
1 Sheqer vanilje
1/2l Ajkë (Hoplla)
1 1/2l Qumësht
300gr Qumësht pluhur (Nestle)
1/2kg Karamel

Përgatitja

Hapi 1

Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë.Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja,gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme.Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja.

Hapi 2

Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje,duke e përzier me lugë,gjersa masa të kompaktësohet.Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gradë celsius që të piqet për afro 30 min.

Hapi 3

Pasi të ftohet pak përmbyset,largohet letra.Në tepsi ku është pjekur,derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur.Me ½ lit. qumështë të ftohtë trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë,në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët.

Hapi 4

Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë,hidhet mbi,e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë kur edhe shërbehet, kuptohet pasi të pritet në katrorë.