1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Mish shumëngjyrësh me salcë specash

90

30Min

Pergatitja

60Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1kg Mish i bluar
2 copa Bukë (bajate - e djeshme)
3 Qepë
2 thelpinjë Hudhër
Kripë dhe piper i zi
Spec i kuq i bluar
6 lugë gjelle Vaj ulliri
4 Speca të kuqe
2 lugë gjelle Erëza dhe mëlmesa të llojllojshme
2 Ve
1 kanaqe Misër (340-400gr)
400gr Salcë domatesh
50ml Lëng supe perimesh

Përgatitja

Hapi 1

Vendosni copat e bukës në ujë të vakët. Qërroni 2 qepë dhe një thelb hudhër dhe preni imtë.

Hapi 2

Në një tigan ngrohni 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe fërgoni aty mirë qepën dhe hudhrën, pastaj i largoni nga nxehtësia.

Hapi 3

Pastroni 2 speca dhe copëtoni imtë. Kulloni mirë copat e bukës dhe vendosni tek mishi i grirë së bashku me vezët, qepët, hudhrat, erëzat, mëlmesat dhe misrin e kulluar. Kriposni me kripë, piper dhe spec të kuq. Përzieni mirë të gjitha bashkë dhe formësoni mishin (shih foton).

Hapi 4

Lyeni një tepsi me 2 lugë vaj ulliri dhe vendosni mishin në të. Vendoseni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë Celsius përafërsisht 1 orë.

Hapi 5

Për të përgatitur salcën, qërroni dhe copëtoni imët qepën dhe hudhrën e mbetur. Gjithashtu pastroni, heqni farat dhe preni imët specat e mbetura.

Hapi 6

Ngrohni vajin e mbetur të ullirit në një tigan. Fërgoni aty së bashku qepën, hudhrën dhe specat. Hedhni edhe salcën e domateve dhe fërgoni për rreth 2-3 minuta të gjitha së bashku. Shtoni lëngun e supës së perimeve dhe zieni me kapak të mbyllur për rreth 20 minuta. Shtoni mëlmesa, kripë dhe piper sipas dëshirës.

Hapi 7

Nxjerrni mishin nga furra. Preni në copa dhe e shërbeni në pjatë së bashku me salcën dhe me patate të fërguara sipas dëshirës.