1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Bakllavë klasike

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

10 Vezë
12 lugë Kos
1 gotë uji Qumësht
1 majë luge Sodë
Kripë (në majë të gishtrinjëve)
750gr Gjalpë (gjalpi shkrihet dhe vlon gjersa të shtresohet shkuma dhe të mbetet gjalpë i pastër pa ujë dhe shkumë)
Sherbeti:
2-3kg Sheqer
1-1/2l Ujë
1/2 Limon
1 Sheqer vanilje
Arra të copëtuara

Përgatitja

Hapi 1

10 të verdhat dhe 1 e tërë e vesë tunden mirë me tel kuzhine. Shtohen kosi, qumështi dhe vaji duke e përzier edhe më tutje, gjersa masa të bëhet e njëllojtë.


Hapi 2

Shtohet gradualisht miell duke e përzier me lugë, gjersa masa të marrë trashësinë e brumit shumë të butë. Ngjeshet edhe pak në tavolinë të përmillur, duke patur kujdes që brumi të gatuhet mirë dhe të mbetet i butë. 


Hapi 3

Brumi ndahet në 60-70 kuleç. Rriten kuleçët në madhësi të pjatës së ëmbëlsirës dhe duke i hedhur çdonjërit nisheste, vendosen nga 6 njëri mbi tjetrin.


Hapi 4

Hollohen nga dy kuleç përnjëherë në petë të hollë, në madhësi të tepsisë së rrumbullakët, duke ju hedhur vazhdimisht nisheste, në mënyrë që të hapen më lehtë. Nga 6 petë njëra mbi tjetërën vendosen në çarçaf të pastër. Pasi të hollohen të gjitha petët, vendosen në tepsi duke i spërkatur me gjalpë. 


Hapi 5

Arrat hidhen në mes, ose në dy rradhë. Priten petët  përreth tepsisë. Bakllava pritet në delima, ose sipas dëshirës në mes hëna dhe pastaj në delima. Gjalpi i shkrirë hidhet me lugë nga të gjitha anët njëllojë.


Hapi 6

Piqet në temperaturë 130°C gjersa të skuqet në brendi dhe njëlloj sipër. Bakllava e ftohur përvëlohet me sherbet valë. Mbulohet  dhe 24 orë pas,mund të shërbehet.


Hapi 7

Sherbeti: 2,1/2-3 kg sheqer, vlon me 1,1/4 -1, 1/2 litër ujë. Shtrydhet ½ limoni dhe hidhet në sherbet. Pas çastit të vlimit, vazhdon  të vlojë 7 minuta në zjarrë të mesëm duke ia shtuar edhe sheqerin vanilje. Largohet nga zjarri, hidhet 1 filxhan kafeje ujë i ftohtë, përzihet mirë dhe me sherbetin valë, përvëlohet bakllavaja e ftohur.