500ml | Qumësht |
2 qeska | Tharmë buke |
3 lugë | Sheqer |
Kripë | |
1 filxhan | Vaj |
1 kg (afërsisht) | Miell |
Mbushja | |
500gr | Djath i njomë lope |
300gr | Djath trapist |
500gr | Ajkë kosi |
2 | Vezë |
Suxhuk | |
Sallamë ose proshutë | |
Gjalpë | |
Mbushja e ëmbël | |
1 | Mollë |
2 lugë të mesme | Reçel ftoni |
2-3 lugë | Arra të bluara |
Sheqer pluhur | |
Sheqer vanilje |
Hapi 1
Zinet brumi me qumësht, 1 filxhan vaj, kripë, dhe tharmi i ardhur, përafërsisht 800 gr miell. Gatuhet brumi shumë i butë. Ngjeshet mirë në tavolin të përmillur. Brumi lyhet me pak vaj dhe mbulohet gjersa të vijë dhe të dyfishohet masa.
Hapi 2
Brumi i ardhur vendoset në tavolinë pune për t'u ngjeshur pak dhe pritet në katër pjesë të barabarta.
Hapi 3
Djathi përzihet me kaçkavall, ajkë kosi dhe të bardhat e vezëve të tundura me pirun. Një pjesë e brumit hollohet në katërkëndësh. Djathi vendoset në mes në formë shiriti,e sipër paloset suxhuku i prerë në rrathë. Pritet pjerrët anash nga të dyja anët. Petët e prera kalohen duke e mbuluar njëra tjetrën dhe duke formuar kështu njëlloj gërshete.
Hapi 4
Pogaçja vendoset në tepsi të shtruar me letër shporeti ose të lyer me yndyrë. Pogaçja tjetër mbushet me djath dhe sipër proshutë.
Hapi 5
Mbushja mund të përgaditet edhe me mollë. Molla kalohet në rende. Shtohet reçel ftoni. Për ta thithur lëngun që e lëshon molla, i shtohen arra të bluara dhe kanellë. Mollat vendosen në mes dhe palosen pjesët njëlloj. Të mbuluara qëndrojnë për gjysëm ore dhe lyhen me të verdhat e vezëve të tundura.
Hapi 6
Sipër vendoset gjalpë në copëza. Futen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë celsius, pastaj ulet temp. në 180 gradë celsius për t'u pjekur për afro 30 min. Pasi qëndrojnë 5 min. mund të shërbehen. Variantit të ëmbël i hidhet sheqer vanileje me sheqer pluhur.