1kg | Mish qengji |
1kg | Kos i trashë ose i përzier me ajkë |
2 lugë | Gjalpë |
2-3 thelpinjë | Hudhra të shtypura |
8 | Vezë |
2 lugë | Miell |
Kripë dhe piper | |
Mëlmesa perimesh (vegetë) | |
Specall |
Hapi 1
Nëse është mish qengji i ri, pritet në copa racioni, kriposet, vendoset në tavë me yndyrë të nxehtë dhe futet në furrë për t'u pjekur. Kohë pas kohe laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes,e nëse ka nevojë, i shtohet nga pak ujë i nxehtë. Në të kundërtën, hidhet në tenxhere për t'u zier dhe gjysëm i zier, vendoset në tavë, ku i hidhet pak supë dhe dy lugë gjalpë.
Hapi 2
Futet në furrë të nxehtë me temp.200°C, që të piqet. Në ndërkohë tunden vezët me kos, shtohen hudhrat e shtypura, mielli i ulur në pak ujë dhe 2 dcl. lëng mishi, kripa, vegeta, piperi.
Hapi 3
Tavës me mish i hidhet një lugë specall, pastaj mbi mish derdhet masa e përzier e vezëve dhe rrafshohet në tërë tavën.
Hapi 4
Futet në furrë edhe për disa çaste, sa të mpiksen vezët, por të mbesin të buta. Shërbehet e nxehtë.