4 | Vezë |
2 gota | Kos |
1 gotë | Vaj |
3 gota | Miell |
1 | Pluhur paste |
Kripë | |
Suxhuk ose djath |
Hapi 1
Tunden vezët dhe shtohen përbërësit e tjerë një nga një, përpos suxhukut. Masa përzihet mirë me lugë dhe derdhet në tepsi të lyer me yndyrë.
Hapi 2
Mbi radhiten copat e suxhukut ose djathë i troshitur. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C, për t'u pjekur gjersa të skuqet në sipërfaqe.
Hapi 3
Pritet në katrorë të dëshiruar. Shërbehet me speca turshi, kos, djath etj.