2 | Peshqi Troftë (afër 900gr) |
2 | Limona (të prera në feta) |
1/2 | Limon (lëng limoni) |
1 tufë | Qepë të reja (jeshile) |
1 tufë | Majdanoz |
Kripë dhe piper i zi | |
Vaj ulliri |
Hapi 1
Ngrohni furrën në nxehtësi maksimale.
Pastroni peshqit dhe thani mirë.
Vendosni së bashku në një enë qepët e reja të copëtuara dhe
majdanozin e grirë.
Hapi 3
Hapni peshkun në mes dhe marinoni me kripë dhe piper tërë
peshkun. Ndani gjysmën e kombinimit qepë me majdanoz dhe mbushni me të peshqit
brenda dhe spërkatni me lëng limoni. Preni limonin në feta dhe vendosni brenda
mbi qepë dhe majdanoz, spërkatni me vaj ulliri dhe mbyllni peshqit.
Hapi 4
Bëni nga një prerje të cekët diagonale sipër në lëkurë të
troftës. Vendosni limon të prerë (shih foton) e më pas kriposni me kripë dhe
piper.
Hapi 5
Vendosni peshqit në një tepsi t'i piqni për rreth 20-25 minuta dhe më pas
vendosini në skarë nga të dyja anët për lëkurë më kërcëlluese.
Shërbeni në pjatë me patate, limon dhe perime sipas
dëshirës.
Ju mund të preni kokën e peshkut nëse dëshironi para se ta
shërbeni.