1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Paragjellë orizi me perime - Ora

30

10Min

Pergatitja

20Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

3 Vezë
200gr Oriz
4 Tranguj turshi
100gr Bizele
100gr Kaçkavall
100gr Proshutë e tymosur
300gr Majonezë
3dcl Ajkë kosi
1 lugë Mustardë
1 lugë Lëng limoni
Disa kokrra ulinjë
Kripë

Përgatitja

Hapi 1

Orizi zihet  15-20 min. në mjaft ujë me kripë, shpërlahet me ujë të ftohtë dhe kullohet mirë.


Hapi 2

Në ndërkohë zihen vezët  8 min. nga çasti i vlimit. Priten 4 rrathë për orë, kurse të tjerat priten shumë imët, sikurse trangujt, kaçkavalli, proshuta dhe vendosen të gjitha në enë të thellë. Shtohen bizelet e ziera. 


Hapi 3

Hidhet gjysma e majonezës dhe ajkës. Kriposet sipas shijes, shtohet lëngu i limonit dhe e tëra përzihet me kujdes. 


Hapi 4

Masa vendoset në pjatë të cekët ku do të shërbehet. Sipër lyhet me majonezë dhe ajkë të përzier. Vezët e prera në rrathë si dhe ullinjët, vendosen përreth për t'i dhënë formën orës.


Hapi 5

 Nga lëvorja e trangullit priten pjesë të gjata për akrepa ore si dhe për numra.