Pasi të jetë pjekur dhe skuqur mirë, biba largohet nga furra dhe pas 20 minutash mund të pritet. Mishi i bardhë mund të pritet në thela dhe shërbehet veçan në pjatë me lëngun në të cilin është pjekur, ose ndonjë salcë të
1 lakër e vogël turshi e prerë shumë imët (në mungesë, lakër e kuqe+2 lugë uthull), 2 qepë, 100 gr. gjalpë, 1 spec i kuq djegës ose biber me fara djegës, piper i zi e i kuq, një copë përshutë e tymosur. Fërgohet qepa, shtohet lakra me artikujt e lartpërmendur për t'u zier gjersa të zbutet dhe të shterret lëngu. Në enë ku është pjekur biba, pasi të jetë larguar biba, derdhet lakra e zier, përzihet mirë dhe mbi të vendoset biba e pjekur, për të vazhduar pjekja edhe 30 min. në shkallën e ulët të furrës. Në këtë rast, duhet patur kujdes në kriposje, pasiqë edhe lëngu të cilin e lëshon biba gjatë pjekjes është i njelmët, por edhe lakra turshi.