1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Supë me brokoli

Min

Pergatitja

Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

500 gr Brokoli
4 lugë gjelle Vaj ulliri
2 thelpinjë Hudhër ose 1 kokërr qepë
2 Patate
1 shkop mesatar Selino
Nenexhik
Borzilok
800 ml Lëng i nxehtë pule ose perimesh
Kripë

Përgatitja

Hapi 1

Në një tas të vogël ku kemi hedhur tre lugë vaj ulliri hedhim hudhrën të cilën e kemi grirë shumë imët në mënyrë që të përftohet aroma e saj. Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. 


Hapi 2

Pastrojmë patatet dhe brokolit. Patetet i qërrojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degë të vogla.


Hapi 3

Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim në zjarr dhe më pas shtojmë brokolit dhe patatet, bashkë me gjethet e mentes dhe borzilokut, i kaurdisim të gjitha bashkë për 3 minuta.


Hapi 4

Më pas, shtojmë lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë të zjejnë bashkë përreth 30 minuta.

I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës. 


Hapi 5

Më pas tenxheren e vendosim edhe për disa minuta të tjera në zjarr ndërkohë që hedhim kripën dhe piperin. E trazojmë dhe pas 10 minutash e heqim nga zjarri.

E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim sipas dëshirës me piper të zi, vaj ulliri ose hudhër të grirë imët dhe e shërbejmë të ngrohtë.