4 copë | Presh |
2 | Patate |
1 | Supë e gatshme perimesh |
2 lugë | Vaj |
2 thelpinjë | Hudhër |
2 thelpinjë hudhër 1 kupë | Ajkë (schmand) |
Kripë dhe piper i zi |
Hapi 1
Zieni supën e perimeve dhe ndani nga ajo 3 kupa.
Hapi 2
Pastroni mirë preshin duke marrë vetëm pjesën e bardh dhe të
gjelbërt të hapur, i preni imtë.
Hapi 3
Pastroni, qërroni dhe preni imtë patatet, gjithashtu edhe
thelpinjtë e hudhrës.
Hapi 4
Në një tenxhere ngrohni vajin në temperaturë maksimale dhe
fërgoni patatet dhe preshin se bashku. Shtoni hudhrën dhe fërgoni edhe për një
minut të gjitha së bashku.
Hapi 5
Shtoni 3 kupat e supës dhe i lëni të zihen për 30min në
temperaturë mesatare.
Në fund shtoni ajkën.
Hapi 6
Vendosni tërë masën në blender në mënyrë që të
homogjenizohet.
Pasi ta shërbeni në pjatë, sipas dëshirës vendosni sipër
piper të zi.