1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Sarma me patëllxhan

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

2-3 Patëllxhan
1/2kg Mish viçi
1 Qepë
2-3 thelpinjë Hudhër
1 Spec
1 Karrotë
1 Vezë
Kripë dhe piper
Majdanoz
Domate
Speca
Salca:
3 Domate
1 Qepë
Kripë dhe piper
Sheqer
Feslixhen
Vaj ulliri

Përgatitja

Hapi 1

Patëllxhanët priten për së gjati në pjesë të holla. Kriposen, pas 15 min. shpërlahen dhe fshihen. Fërgohen në yndyrë të nxehtë nga të dyja anët.


Hapi 2

Në ndërkohë fërgohet 1 qepë, 1 spec dhe karrota të prera imët. Mishi pritet me satër mundësisht ose me thikë në copëza të vogla.


Hapi 3

 Qepës së fërguar i shtohet 1 lugë specall dhe mishi i grirë. Shtohet pak supë katrorke dhe ena mbulohet gjersa të zbutet mishi dhe të shterret lëngu. Pasi të ftohet pak, shtohet veza e tundur dhe përzihet mirë. 


Hapi 4

Patëllxhanët e fërguar kryqëzohen dhe në mes vendoset mishi i fërguar, pastaj mbulohet me patëllxhan duke e palosur atë. Përforcohet me rrëmojsë ku në të vendoset nga një copë spec dhe domate. Palosen në tepsi, e në vendet bosh hidhet salca.


Hapi 5

Salca: Fërgohet qepa 5 min. Shtohen domatet e qërruara dhe të prera në pjesë të vogla. Hidhet kripë, piper dhe 1 lugëz sheqer. Mbulohet ena për t'u zier salca për 20 min. Shtohet feslixhen i grirë hollë.