1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Brownie - Kapela e Babadimrit

25

5Min

Pergatitja

20Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1 pako Pluhur për Brownie (Fantasia 320gr)
2 Vezë
100ml Vaj
75ml Ujë
90gr Çokollatë
12 copë Luleshtrydhe
Krem i ëmbël/shllag i gatshëm

Përgatitja

Hapi 1

Në pluhurin për Brownie shtoni vezët, vajin dhe ujin. shtoni çokollatën e copëtuar imtë. Përzieni mirë me mikser deri sa të homogjenizohet masa.

 

Hapi 2

Në tepsi me 12 ndarje për brownie, lyeni ndarjet pak me vaj dhe vendosni masën e fituar për t'i pjekur rreth 15-20min në temperaturë 200 gradë Celsius deri sa të fryhen dhe të marrin ngjyrën e duhur.

 

Hapi 3

Pastroni luleshtrydhet duke iu hequr gjelbrimin.

Vendosni brownie-n në pjatë servimi. Vendosni një luleshtryshe në mes dhe rrethoni me krem shllag. Në fund i vendosni edhe nga një topth krem/shllag sipër. (shih foton)