Kofshë qingji e prerë në 4 pjesë ose Shpatulla qingji | |
1 | Qepë e madhe |
800gr | Patate |
4 | Karrota |
Rrënjë selinoje | |
1 kokë | Hudhër |
Vaj ulliri | |
Kripë dhe piper | |
Specall | |
Vegetë | |
Majdanoz dhe mëlmesa të tjera sipas shijes |
Hapi 1
Mishi lahet, fshihet, hidhen mëlmesat e pastaj fërkohet nga të gjitha anët që ato të depërtojnë në brendi. Skuqet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët.
Hapi 2
Transferohet në tenxhere tjetër ku do të ziej i mbuluar me kapak për rreth një orë gjysëm, duke e rrotulluar kohë pas kohe dhe duke i hedh nga pak ujë të nxehtë që të mos ngjitet për enë.
Hapi 3
Në enë ku është skuqur fillimisht mishi, derdhen perimet për tu skuqur. Pasi te jet zbutur mishi, vendoset në tavë dheu, e përreth perimet dhe futet në furrë të kyçur vetëm lartë, në mënyrë që të skuqet edhe para se të mbulohet me brum.
Hapi 4
Brumi: Zinet brumi me 1/2 gotë ujë, pak krip, 1 lugë vaj dhe miell. Tava mbulohet me brum të holluar, ku shpohet në 2-3 vende që të dalë avulli. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200°C që të piqet edhe afro 30 min.
Hapi 5
Tava vendoset në shkallën e ulët të furrës, e nëse skuqet brumi në sipërfaqe, kyqet vetëm pjesa e poshtme e furrës. Shërbehet me brumin e pjekur. Tava mund të mbulohet me brum të fletëzuar.