1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Pulë e pjekur me perime

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1 Pulë e madhe
Patate
Karrota
Degë ose rrënjë selinoje
Qepë
Hudhër
Presh
Kungulleshkë
Spec
Domate dhe perime të tjera sipas dëshirës
Vaj ulliri
Kripë dhe piper
Melmesa perimesh (vegetë)
Specall
Rozmarinë
Gjethe dafine

Përgatitja

Hapi 1

Pula kriposet, piperoset, i hidhet specall dhe fërkohet mirë nga të gjitha anët, në mënyrë që kripa të depërtojë në brendi të mishit. Lyhet me gjalpë brenda dhe jashtë. 


Hapi 2

Perimet priten në katrorë të vegjël, ose në pjesë më të mëdha. U hidhet pak kripë, vegetë, piper dhe specall.

Shtohet një gjethe dafine dhe një degë ruzmarini. Përzihen me kujdes dhe vendosen në tavë ku do të piqen.


Hapi 3

Futet në shkallën e ulët të furrës me temperaturë 250 gradë celsius  dhe pas 10 min. ulet temp. në 170 gradë celsius  që të piqet dalë e ngadalë gjersa të piqet e skuqet pula, por edhe perimet gjithashtu.


Hapi 4

Pula vendoset në tel shporeti sipër tavës, në mënyrë që gjatë pjekjes të kullojë lëngu dhe yndyra drejtëpërdrejt mbi perime. Kthehet edhe në anën e kundërt që të skuqet, e kështu edhe lëngu nga brendia kullohet.