1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Supë me avokado - Biskota djathi

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1 Avokado
2 lugë Lëng limoni
1/2l Jogurt
2 lugë Ajkë kosi
1/2 lugëz Salcë tabasko
Kripë dhe piper
Majdanoz
2 Vezë
2 lugë Djath i grirë në rende
Specall
2 lugë Miell

Përgatitja

Hapi 1

Avokadoja pastrohet, pritet në katrorë dhe vendoset në enë ku do të bluhet. Shtohen përbërësit,lëng limoni, jogurt, ajkë kosi, salcë tabasko, kripë, piper, majdanoz dhe së bashku bluhen në blender. 

Supa futet në frigorifer gjerë në përdorim. 


Hapi 2

Për përgatitjen e biskotave nga djathit filloni të tundni vezët. Shtohen dhe përzihen me lugë të gjithë përbërësit, 2 lugë miell, 2 lugë djath i kaluar në rende, majdanoz i grirë hollë, specall.


Hapi 3

Brumi vendoset në tepsi të lyer me yndyrë, pritet në katrorë, futet në furrë të nxehtë me temperaturë 1800C. Katrorkat e nxehta, shërbehen me supë të ftohtë.