1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Sallatë dimrore frutash

5

5Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

4-5 copë Portokall
1 Shegë
1 lugë gjelle Mjaltë
2 lugë gjelle Lëng i freskët portokalli
1 lugë çaji Sheqer vanilje
500gr Jogurt (i ëmbël) ose krem për ëmbëlsira
Pluhur kokosi

Përgatitja

Hapi 1

Pastroni dhe qërroni mirë frutat. Hiqni lëkurë dhe bërthamat, merrni vetëm pjesën e frutit. Preni portokallin në copa më të vogla. Vendosini në një enë.

 

Hapi 2

Në një enë të vogël përzieni së bashku lëngun e portokallit, mjaltën dhe sheqerin e vaniljes dhe hedhjani sipër frutave.

 

 Hapi 3

Merrni katër gota ose kupa qelqi ku do të shërbeni sallatën. Vendosni jogurtin ose kremin për ëmbëlsira në të katër gotat barabartë. Gjithashtu edhe frutat ndani në katër vende të barabarta dhe i hedhni sipër jogurtit.


Hapi 4

Përfundoni sallatën duke i vendosur pluhur kokosi sipër.