1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Supë krem me kokë peshku

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1 Qepë
1 Patate
1 rrënjë Majdanoz
1 Presh
Piper kokërr
Fletë dafine
1l Ujë
1/4l Qumësht
1 Vezë
2 lugë Ajkë
Lëng limoni
Salcë wolchester
1 Domate

Përgatitja

Hapi 1

Perimet priten në pjesë të vogla dhe fërgohen në gjalpë ose margarinë. 


Hapi 2

Shtohen 3-4 kokë dhe eshtra peshku, 10 kokrra piper, 2 fletë dafine, 2 kokrra karafil, 1 litër ujë dhe ¼ lit. qumësht. Këto zihen në temperaturë të ulët 30 minuta.


Hapi 3

Largohen kokat e eshtrat nga supa dhe pastrohet mishi nga to. Supa kullohet dhe vihet në zjarr.


Hapi 4

1/4 qumësht tundet me 1 të verdhë veze, 2 lugë ajkë,  2-3  lugë lëng limoni, 1 lugë worçester-salcë, 1 domate e kaluar në rende, 2 lugë të rrafshuara niseshte dhe i hidhet supës duke e përzier vazhdimisht. 


Hapi 5

Supës i shtohen mishi dhe një gotë perime të ziera, sikurse: karrotë, bizele, lulelakër dhe majdanoz i grirë hollë.