1 1/2kg | Mish qengji |
2-3 lugë | Oriz |
1 lugë | Miell |
3 | Vezë |
200gr | Ajkë |
700gr | Kos |
1 | Qepë |
Majdanoz | |
Kokrra piperi | |
2 gjethe | Dafine |
Specall | |
Kripë dhe piper |
Hapi 1
Mishi lahet, pritet në copa racioni dhe vendoset në tepsi ku do të piqet.
Hapi 2
Shtohet qepa e grirë, hidhet kripë, vaj, piper, përzihet dhe futet në furrë të nxehtë me temp. 200°C për t'u pjekur gjersa të zbutet dhe të marrë ngjyrën e kuqrremt të bukur. Kohë pas kohe kthehet mishi dhe i shtohet nga pak ujë i nxehtë, në mënyrë që mos të thahet.
Hapi 3
Nëse është mish qengji më i vjetër, atëherë më pare zihet, e pastaj skuqet në furrë. Largohet mishi nga tava. Në një enë hidhet gjalpë dhe sa të nxehet, hidhen dy lugë miell. Kur mielli të ket marr ngjyrë të artë, shtohet lëngu i mishit duke e përzier me shpejtësi që mos të mbesin kokrriza mielli.
Hapi 4
Në enë me kos, shtohen ajka, vezët, salca e miellit, orizi, kripa, piperi. Të gjitha përzihen dhe derdhen në tavë ku është pjekur mishi.
Hapi 5
Sipër vendosen copat e mishit, hidhet pak specall sipër dhe tava futet në furrë të nxehtë me temperature 200°C që të piqet gjersa të marrë ngjyrën e kuqrremtë dhe të mpiksen vezët.