1kg | Mish i bluar |
2 | Qepë |
1 lugë | Gjalpë |
Kripë dhe piper | |
Majdanoz i grirë hollë | |
1kg | Miell |
200gr | Gjalpë |
Hapi 1
Zinet brumi me ½ l.ujë 1 lugë vaj dhe kripë. Brumi i butë ngjeshet mirë dhe mbulohet sa të pushojë pak.
Hapi 2
Në ndërkohë, pritet qepa imët dhe fërgohet në gjalpë ose vaj. Shtohet mishi, fërgohet me qepën, gjersa ta ndërroj ngjyrën. Hidhet kripë sipas shijes, piper dhe majdanoz i grirë hollë.
Hapi 3
Brumi ndahet në 28 toptha. 7 toptha tëhollohen sa një pjatë, pastaj duke i lyer me yndyrë vendosen njëri mbi tjetrin dhe rritet në katmer të rëndomtë. Katmeri hollohet duke ia dhënë formën katrore dhe pritet përgjysëm.
Hapi 4
Në dy pjesët vendoset nga yçi i përgaditur dhe mbështillen në role gjatësie sa tepsia. Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Njëlloj veprohet me tër masën e brumit dhe të yçit.
Hapi 5
Lyhen mbi me yndyrë dhe priten në mantia të vogla. Piqet në furrë të nxehtë në fillim me temp.250 gradë C pas 15 min. ulet temp në 200 gradë C për t'u pjekur mantiat gjersa të skuqen pak.
Hapi 6
Në vend se të gatuhen në formë roleje, brumi i holluar mund të pritet në katrorë madhësie të dëshiruar, të qitet nga një lugë yç dhe të mbështillen në formë boshqëze.