1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Recetë festive - Pulë e pjekur

15

Min

Pergatitja

180Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1 Pulë e ngrirë (1kg)
100gr Gjalpë
2 Lugë çaji kripë
6 Tufa erëza të ndryshme
1 Lugë çaji piper i zi
1 Lugë gjelle mëlmesa perimesh
1 Hudhër
2 Kupa prasë e grirë
2 Kupa selino e grirë
2-3 Filxhana supë pule
3 Molla të prera në feta afro 1.5cm
1 Filxhan uthull molle
1 Filxhan arra të copëtuara
12 Kupa me bukë të prerë në kube
¼ Filxhan majdanos i copëtuar

Përgatitja

Hapi 1

Ngrohni furrën në nxehtësi maksimale. Marinoni pulën nga brenda me ½ lugë çaji kripë dhe ¼ lugë çaji piper i zi. Mbushni zgavrën e pulës me erëzat e freskëta dhe hudhër të copëtuar imtë. Lyeni nga jashtë pulën me 4 lugë gjalpë dhe vendosni sipër ¼ lugë çaji mëlmesa perimesh, ½ lugë çaji kripë dhe ¼ lugë çaji piper i zi.

Hapi 2

Vendosni këmbët e pulës në pjesën e poshtme nën pulë për të mos u djegur. Vendosni pulën në tepsi për pjekje. Shtoni 1/3 e filxhanit me lëng nga supa e pulës. në tepsi.

Hapi 3

Piqni pulën rreth 15minuta në temperaturë maksimale më pas ulni temperaturën në 160 gradë Celsius. Vazhdoni të piqni pulën duke kontrolluar çdo 20minuta deri sa të hiqet lëngu. Nxjerrni lehtë këmbët e pulës sipër.

Me termometër mishi masim temperaturën e brendshme deri sa të arrij rreth 70 gradë Celsius. Kjo zgjat rreth 2-3 orë varësisht nga madhësia e pulës.

Hapi 4

Shkrini një copë gjalpë në një tigan të madh në nxehtësi mesatare. Fërgoni në të prasën dhe selinon rreth 2-3 minuta. Më pas shtoni mollën dhe uthullën e mollës dhe zieni rreth 3-4 minuta deri sa të zbutn mollat. Shtoni mëlmesat e perimeve dhe largoni nga nxehtësia tiganin.

 

Hapi 5

Në një enë të thellë bashkoni kubëzat e bukës, përbërjen me molla, arrat dhe majdanozin. Shtoni supën e pulës deri sa të lagen mirë të gjitha copat e bukës. Përzieni mirë dhe më pas vendosni përbërjen në një enë për pjekje në 170 gradë Celsius rreth 45minuta (45 minuta nga fundi i kohës së pjekjes së pulës).

 

Hapi 6

Largoni nga furra të dyja, pulën dhe përbërjen nga buka.

Lëreni pulën të ftohet rreth 10-15 minuta para se ta preni për servim në pjatë.

Pasi ta preni, shërbejeni anash me përbërjen nga buka dhe mollat.