1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Ëmbëlsirë me molla

25

10Min

Pergatitja

15Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

4 Molla
2 Ve
1 1/4 gotë sheqer sheqer
1 gotë Qumësht
1/2 gotë vaj
3 gota Miell
1 pako Pluhur për pjekje
1 pako Sheqer vanilje
1/2 pako Kanellë pluhur (5gr)
1/2 gotë Ujë

Përgatitja

Hapi 1

Pastroni, qërroni dhe grini me rende mollat. Shtoni ujin dhe 4 lugë sheqer. Zieni ato deri sa të zbuten mirë dhe më pas i shtoni kanellën.

 

Hapi 2

Në anën tjetër, në një enë plastike filloni të përgatisni brumin e ëmbëlsirës. Vendosni vezët dhe 1 gotë sheqer, përzieni mirë dhe shtoni qumështin, vajin, miellin, pluhurin për pjekje dhe sheqerin e vaniljes. Përzieni mirë deri sa të bashkohet tërë masa.

 

 Hapi 3

Lyeni tepsinë për ëmbëlsira (formë rrethore, madhësi e vogël) me pak vaj. Shtroni në tepsi gjysmën e brumit, shtoni mollat dhe sipër mollave shtoni pjesën e mbetur të brumit.


Hapi 4

Ëmbëlsira piqet per rreth 15minuta në 200gradë Celsius.

Në fund e pluhurosni me sheqer pluhur.