1 lugë gjelle | Gjalpë |
1 lugë gjelle | Vaj ulliri |
1 | Qepë e mesme |
1 kërcell | Selino |
2 thelpinjë | Hudhër |
1 lugë çaji | Majdanoz i copëtuar |
5 filxhana | Karrota të copëtuara |
2 filxhana | Ujë |
4 filxhana | Supë pule ose perimesh |
½ filxhan | Krem kuzhine (opsionale) |
½ lugë çaji | Kripë |
Piper sipas dëshirës |
Hapi 1
Fillimisht pastroni mirë karrotat, qepën, selinon dhe
hudhrën dhe i copëtoni.
Në anën tjetër në një tenxhere ngrohni gjalpën dhe vajin
deri sa të shkrihet mirë gjalpi.
Fërgoni qepën dhe selinon për rreth 4-6 minuta deri sa të
zbuten. Shtoni hudhrën dhe majdanozin dhe përzieni për disa sekonda.
Hapi 2
Zieni supën e pulës ose perimeve në një tenxhere.
Përzieni karrotat me përbërjen nga Hapi 1, shtoni ujin dhe supën në nxehtësinë maksimale. Pasi të vloj
lëngu, ulni temperaturën në nxehtësi mesatare dhe e lëni të qëndroj ashtu për
25minuta.
Hapi 3
Supën e përgatitur vendoseni në blender në mënyrë që të
formohet përbërja kremoze e supës, aty shtoni edhe kripën dhe piperin.
Hapi 4
Vendosni supën në pjatën e servimit dhe sipas dëshirës i
shtoni kremin e kuzhinës dhe mëlmesa shtesë sipër, për shije dhe dekor.