1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Biftek Shatobriand

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

600-800gr Pjesë e mesit të biftekut
Rozmarinë
10 Kokrra piper
1dcl Konjak
250ml Ajkë qumështi
Vaj
Kripë
Gjalpë me erëza
Perime sipas dëshirës
Mëlmesa perimesh (vegetë)

Përgatitja

Hapi 1

Pritet mesi i biftekut në tri copë trashësie 5-6 cm. Kriposen, piperosen, u hidhet vegetë. Lidhen me penjë në mes në mënyrë që ta ruajn lëngun gjatë skuqjes. 


Hapi 2

Fërgohen nga të dyja anët nga 5-8 min. Në fillim zjarri duhet të jetë më i fuqishëm, pastaj ulet pak temperatura. 


Hapi 3

Në fërtetere me biftek, shtohet një degë ruzmarini dhe disa kokrra piperi të cilat më parë ulen në ujë, kullohen dhe shtypen pak.


Hapi 4

Pasi të skuqen biftekët, hidhet 1 dcl konjak me përqindje të lartë alkooli dhe ndizet flakë. Pasi të avullojë alk. hidhet ajkë qumështi gjer në gjysëm të biftekëve. Hidhet pak kripë dhe veget, e sa të krijohen fluskat në ajkë, ajo është e gatshmepër t'u shërbyer. 


Hapi 5

Për person shërbehet nga një copë biftek me një copë gjalpë sipër dhe patate të skuqura. Në ndërkohë priten në rrathë patatet e ziera të cilat do të skuqen në yndyrë. 


Hapi 6

Gjalpi i zbutur tundet me mikser me majdanoz, nane e ruzmarinë dhe hollohet e futet në friz. Gjalpi pastaj pritet me modeleta për tu vendosur mbi biftek.