1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Bukë shtepie

Min

Pergatitja

Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1 kg Miell
1/2 l Ujë
1 lugë gjelle Kripë
1 lugë gjelle Sheqer
1 lugë gjelle Tharmë buke

Përgatitja

Hapi 1

Tharmin, sheqerin, pak kripë dhe dy lugë miell i perziejmë në një gotë me ujë të vakët dhe e lëmë në vend të ngrohtë që të vije.

 

Hapi 2

Më pas e përziejmë me ujë, kripë dhe miell dhe ashtu e zëmë brumin e bukës të cilin e lëmë të mbuluar me pecetë kuzhine afër një orë.

 

Hapi 3

Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e shtrijmë në tepsi ose e ndajmë në 7-8 kuleqë të cilët i ngjeshim një nga një dhe i rreshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë.

 

Hapi 4

Kuleqtë e bukës piqen afër 50 min në 200 gradë celsius.