Peshk ( nga një peshk për person) | |
Majdanoz | |
Hudhër e shtypur | |
Kripë | |
Vaj ulliri |
Hapi 1
Peshqit pastrohen, fshihen me letër kuzhine, kriposen.
Hapi 2
Majdanozi grihet hollë, i shtohen disa thelpinjë hudher, kriposet, hidhen 3-4 lugë vaj. Me këtë masë majdanozi mbushen peshqit.
Hapi 3
Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe futen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë celsius në shkallën e lartë të furrës, për tu pjekur derisa të fillojë një skuqje e lehtë, e pastaj kthehen që të piqen edhe në anën tjetër. Sipër u hidhet majdanoz me hudhër të shrypur.