1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Pasta Alfredo

Min

Pergatitja

Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

500 gr Pasta Fettuccine apo Tagliatelle
6 lugë gjelle Gjalpë
1 thelb Hudhër (e grirë)
1/2 gote Krem kuzhine (ajkë)
1/4 lugë çaji Kripë
1/4 filxhan Djathë parmixhan i copëtuar
1/4 lugë çaji Piper
2 lugë gjelle Majdanoz italian (Opsionale)

Përgatitja

Hapi 1

Në një tenxhere të madhe, ngrohni ujin në nxehtësi të lartë derisa të ziejë. Shtoni kripë në ujë. Pasi të jetë zier, shtoni pastat dhe gatuani sipas udhëzimeve të paketës.


Hapi 2

Në një tigan, ngrohni gjalpin mbi nxehtësi mesatare. Shtoni hudhër të grirë dhe gatuajeni për 1 deri në 2 minuta pastaj shtoni kremin e kuzhines (ajkën).


Hapi 3

Lëreni kremin të ulet dhe gatuajeni për 5 deri në 8 minuta. Shtoni gjysmën e djathit parmixhan dhe mbajeni nxehtësinë, përzijeni derisa djathi të shkrihet.


Hapi 4

Kurseni pak ujë të pastave. Uji i pastave është plot aromë dhe mund të përdoret për të holluar salcën.

Hidhni salcën alfredo në pasta dhe shtoni gjysmën e djathit parmixhan. 


Hapi 5

Pasi të jetë gati, shtoni pak ujë të pastave nëse duhet që salca të hollohet pak dhe shtoni djathin e mbetur.

Kur e servoni shtoni majdanozin sipër.