1 1/2-2kg | Mish i pastruar nga brinjët |
Kripë dhe piper | |
Rozmarinë | |
1 | Spec i kuq |
3 | Qepë të reja |
1 | Karrotë e vogël |
100gr | Këpurdha |
3 thelpinjë | Hudhër |
1/2 tubë | Majdanoz |
Mëlmesa perimesh (vegetë) |
Hapi 1
Mishi i prerë në formë katrore kriposet, piperoset. Në gjysëm lugë gjalp dhe pak vaj, fërgohet speci i kuq, qepët e njoma, karrota e prerë imët. Pas 2-3 min. shtohen shampinjonet e prera hollë.
Hapi 2
Sa të shterret lëngu të cilin e lëshojnë këpurdhat, shtohen 3 thelp hudhër dhe sa ta lëshojnë aromën, ena largohet nga zjarri, pastaj shtohet 1/2 tubë majdanoz i prerë imët. Mund t'i shtohet proshutë e prerë.
Hapi 3
Sa të ftohet pak mbushja, vendoset mbi mish duke e rrafshuar mirë nga të gjitha anët, por skajet mbesin 1 cm të zbrazëta. Bëhet mbështjellja duke filluar nga pjesa më e hollë e mishit. Mishi më parë përforcohet me rrëmojcë që të jetë më lehtë për t'u lidhur pastaj me spango kuzhine. Rrëmojcat largohen.
Hapi 4
Skuqet mishi nga të gjitha anët në enë me një lugë vaj. Mishi i skuqur vendoset në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme, i hidhet sipër pak vaj, degë ruzmarini, mbulohet me alufolie dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200°C për t'u pjekur për afro 2 orë, pastaj largohet folja për të vazhduar të piqet gjersa të skuqet.
Hapi 5
Kohë pas kohe kthehen anët në mënyrë që të skuqet mirë. Pritet pasi të ftohet pak, por prerja perfekte bëhet nëse roleja është plotësisht e ftohtur, pastaj pjesët e prera vendosen në enë të rrafshët dhe futen në furrë që të nxehen mirë.
Hapi 6
Shërbehet me salcën e të pjekurave, salcë këpurdhash dhe sallat sipas zgjedhjes.