1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Pogaçe lule

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1kg Miell
1/2l Qumësht
3 Vezë
125ml Vaj
1-2 lugë Sheqer
1 lugë e mesme Kripë
1 qeskë Sheqer vanilje
2 qeska Tharmë buke
100gr Gjalpë

Përgatitja

Hapi 1

Ulet tharmi në ½ gotë qumësht të vakët (merret nga masa e qumështit) me 1 lugë miell dhe pak sheqer. Zinet brumi me përbërësit e shënuar, përpos gjalpit dhe 1 veze. 


Hapi 2

Brumi ngjeshet në tavolinë të përmillur, pastaj vendoset në enë ku është zënë, lyhet me një lugë vaj dhe i mbuluar qëndron në vend të vakët afro dy orë. 


Hapi 3

Brumi i ardhur ngjeshet pak, pastaj ndahet në dy pjesë. Njëra pjesë e brumit ndahet në pesë kuleç. Kuleçët hapen sa tepsia ku do të piqet pogaçja.


Hapi 4

Lyhen me gjalpë 4 kuleç, i pesti nuk lyhet, por i mbulon edhe anash të tjerët. Vendosen në tepsi dhe priten në tetë pjesë, duke i lënë skajet afro 2 cm të pa prera. Pjesët e prera përvilen nga mesi, deri në skaj të tepsisë duke formuar kështu petale lulesh.


Hapi 5

Nga brumi i dytë, ndahet një topth brumi për mes, kurse pjesa tjetër pritet në 5 kuleç dhe veprohet njëlloj sikurse me brumin e parë. Petët e lyera vendosen në mesin e zbrazët të tepsisë dhe priten në tetë pjesë, por prerja bëhet në mes të petales së përvjelur.


Hapi 6

Edhe këto 8 pjesë të prera përvilen në mes të petaleve të mëparshme. Në mes vendoset brumi i gjashtë, i cili e formon lulen. 


Hapi 7

Pogaçja mbulohet me pecetë për 30 min. pastaj lyhet me vezë, mbi i hidhet susam dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 200 gradë celsius. për t'u pjekur për afro 30-35 min.