1 | Vezë |
1 gotë | Kos |
4 lugë | Qumësht |
4 lugë | Ujë me gas (ujë mineral) |
Kripë | |
1 qeskë | Pluhur paste |
Miell |
Hapi 1
Tundet veja me piru, shtohen artikujt e përmendur dhe përzihen mirë. Gradualisht i hidhet mielli duke e përzier masën me lugë.
Hapi 2
Gatuhet një brum i butë dhe ngjeshet pak në tavolinë të përmillur. Është mirë që brumi i gatuar, i mbuluar të qëndroj së paku ½ ore ose disa orë, por mund të fërgohen edhe në çast.
Hapi 3
Brumi hollohet në tavolinë të përmillur në trashësi 1 cm. Priten llokumat në katërkëndësh, bëhen dy prerje anash dhe fërgohen në mjaft vaj gjersa të fryhen dhe të marrin ngjyrën e kuqërremt të lehtë. Shërbehen të nxehta me djath, kos, qumësht, xhem, mjaltë etj.