10 | Vezë |
10 lugë | Sheqer |
10 lugë | Miell |
Sherbeti: | |
1kg | Sheqer |
5 gota | Ujë |
1 qeskë | Sheqer vanilje |
4 rrathë | Limon (të prera hollë) |
Hapi 1
Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët, largohet nga zjarri, i shtohet edhe një filxhan kafeje ujë i ftohtë.
Hapi 2
Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë.
Hapi 3
Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur.
Hapi 4
Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë, pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 160°C për t'u pjekur për afro 1 orë.
Hapi 5
Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet, hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima.