1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Biskota me Qelq

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

200gr Gjalpë
170gr Sheqer
1 Vezë
Vanilë
400gr Miell
1/4 lugë Sodë buke
Bonbona

Përgatitja

Hapi 1

Tundet gjalpi me sheqer, shtohet veza, vanilja, mielli me dy herash. Brumi ngjeshet, futet në frigorifer 1-3 orë. 


Hapi 2

Ngjeshet brumi, shtrihet. Nxirren me modeleta format. Nëse duam ti vendosim bonbone, brenda brumit të prerë me modeleta të mëdha, bëhet hapja me modeleta të vogla. 


Hapi 3

Në çdo hapje vendosen bonbona të grimcuar, nëse duam ti varrim në bredh, behet në qoshe një hapje me rrëmojcë dhe futen në furrë të nxehtë 170 gradë për 10 min. pastaj vendosen bonbonat e tër dhe futen në mikrovalë derisa të shkrihet bonboni.


Hapi 4

Pasi të ftohen, vendosen grimca bonbonesh brenda, lyhen anash me sheqer të karamelizuar ose me glazurë të bardh shumë pak dhe sipër i vendoset keku i njejtë në mënyrë që grimcat të mbesin brenda dy kekëve.