4 copa | Mish i bardhë pule |
Disa gjethe spinaqi | |
Proshutë e prerë hollë | |
Kaçkavall i grirë në rende | |
2 thelpinjë | Hudhër |
Miell | |
Supë mishi | |
Ajkë kosi |
Hapi 1
Mishi pritet në mes, por jo gjer në fund. Hidhet kripë, piper, vegetë. Gjethet e spinaqit të përvëluara vendosen mbi mish, proshutë e prerë hollë dhe kaçkavall në rende.
Hapi 2
Mishi mbështillet dhe përforcohet me rrëmojcë. Skuqet mishi nga të gjitha anët dalë e ngadalë gjersa të jetë gati dhe të skuqet mirë.
Hapi 3
Spinaqi përvëlohet dhe pritet imët. Fërgohet një thelp hudher dhe 1,1/2 lugë miell. Sa të fërgohet pak dhe ta ndërroj ngjyrën,ajo përvëlohet me supë mishi ose katrorke, përzihet dhe shtohet 1-2 lugë ajkë kosi.
Hapi 4
Roletë shërbehen me pure spinaqi dhe sallatë.