6 | Shniclla |
12 lugë | Mazë e vjetër |
Kripë | |
Miell | |
2 | Vezë |
Galetë |
Hapi 1
Shnicllat hollohen duke i rrahur me çekiç kuzhine. Kriposen nga të dyja anët dhe vendosen në enë ku mund të marinohen me qumësht për disa orë,ose tërë natën. Në këtë rast,ato do të jenë më të buta, përndryshe mund të gatuhen edhe pa i marinuar.
Hapi 2
Mbi çdo shnicëll vendosen në shirit nga 2 lugë mazë. Skajet palosen pak mbi mazë, që gjatë skuqjes mos të rrjedhë maza. Bëhen në formë roleje duke filluar nga pjesa ku vendoset maza. Përforcohen me rrëmojsa, pastaj kalohen në miell,vezë të tundura dhe galetë.
Hapi 3
Fërgohen në vaj të nxehtë, në temperaturë të mesme duke i rrotulluar që të fërgohen mirë nga të gjitha anët. Pasi të jenë të gatshme, mirë është të vendosen në letër kuzhine që të thithet yndyra.
Hapi 4
Servohen me perime të ziera në avull ose me patate dhe tarator.