1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Torta violinë "Xen Doli"

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

4 Vezë
4 lugë sheqer
1dcl Ujë
5 lugë të mesme Kakao
150gr Gjalpë
220gr Miell
Lëvore limoni në rende
Filli:
200gr Marcipan
150gr Fëstëk të pastruar
300gr Nutella
100gr Biskota të bluara
300gr Çokollatë për gatim
100gr Gjalpë e zbutur
50gr Sheqer pluhur

Përgatitja

Hapi 1

Fëstëkët qërohen, ulen në ujë valë dhe qëndrojnë 10 min. e pastaj qërohen nga cipa. Thahen pak, po edhe ashtu të buta mund të bluhen në blender dhe bashkohen me 50 gr marcipan dhe sheqer pluhur. 


Hapi 2

Korja: Zihet kakaoja në ujë.Largohet nga zjarri duke e përzier vazhdimisht. Shtohet gjalpi i prerë në katrorë dhe përzihet vazhdimisht gjersa të kompaktësohet masa. 


Hapi 3

Vezët tunden me sheqer gjersa të fryhen dhe sheqeri të shkrihet. Gradualisht shtohet mielli dhe kakaoja e vakët duke e përzier me tel kuzhine gjersa brumi të kompaktësohet.


Hapi 4

Derdhet në tepsi katrore të shtruar me letër kuzhine dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180* C që të piqet për 10-12 min. Korja e pjekur pasi të ftohet pritet vertikalisht në dy pjesë për së gjati, e pastaj priten në formë violene. Koret spërkaten pak me lëngun e shtrydhur të portokallit dhe lyhen me fillin e përgaditur më parë. 


Hapi 5

Njëra kore vendoset në mjet të fortë të rrafshët dhe futet në frigorifer që të forcohet, e pastaj të vendoset mbi tortë më lehtë. Masa nga fëstëku rrafshohet në letër kuzhine në madhësi të koren, e pastaj vendoset mbi kore të lyer me fill. 


Hapi 6

Njëlloj veprohet edhe me marcipan i cili rrafshohet dhe pritet në të njejtën madhësi dhe vendoset mbi masën me fëstëk. Në fund vendoset edhe korja e lyer me fill e ftohur. 


Hapi 7

Torta mbështillet me folie të tejdukshme, shtypet pak  dhe futet në frigorifer për t'u ftohur mirë. Torta violinë mbulohet me brumin plastelinë të gatuar me llokum e sheqer pluhur, por shtohet edhe çokollatë e zezë për t'i dhënë ngjyrë masës e cila e mbulon violinën.


Hapi 8

Kjo masë shtrihet, pritet në formë violine, zbukurohet dhe futet në friz që të ftohet e pastaj më lehtë të vendoset sipër tortës “VIOLINË” .


Hapi 9

Sipas rastit, torta violinë mund të vendoset sipër ndonjë torte të gatuar në formë katërkëndëshe, sikurse kjo në foto mbi keks tortë të ftohur mirë.