1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Perime Ylber

30

20Min

Pergatitja

10Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

8 Domatina
1 Spec i verdhë
1 Spec i kuq
1 Spec i gjelbërt
1 Qepë e kuqe
2 Tranguj mesatar
4 Patate
12 Kokrra të mëdha rrush i kuq
1/4 kupe Vaj ulliri
2 lugë Uthull balsamike
2 thelpinjë Hudhër
1/2 lugë çaji Kripë
¼ lugë çaji Biber i zi
Shkopinjë druri

Përgatitja

Hapi 1

Fillimisht i pastrojmë mirë perimet. Qërrojmë patatet dhe i prejmë në forma të vogla (shihni foton). i vendosim për t'i zier ne ujë me kripë.

 Hapi 2

Thelpinjtë e hudhrës, vajin e ullirit, uthullën balsamike dhe kripën i përziejmë në një kupë qelqi.

Hapi 3

Vendosim patatet e ziera së bashku me perimet e tjera në një enë, ia vendosim sipër përgatitjen nga Hapi 2, i përziejmë  dhe i lëmë të ftohen në frigorifer për rreth 10min.

Hapi 4

Shkopinjtë e drurit i lagim paraprakisht dhe me radhë i vendosim perimet sipas renditjes që të formojmë ngjyrat e ylberit. Sipër mund t'i kriposni sipas dëshirës me kripë dhe biber.

Hapi 5

Paraprakisht ngrohni furrën në temperaturë mesatare. Lyeni tepsinë me vaj dhe radhitni shkopinjtë me perime. I piqni nga 5-7 minuta nga të dyja anët.