1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Ramstek me pure patatesh të ëmbla

40

30Min

Pergatitja

10Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

4 copa Mish Ramstek
1 thelb Hudhër
4 lugë gjelle Erëza të përziera
250gr Gjalpë
100ml Qumësht me yndyrë
Kripë dhe piper i zi
1/2 Limon

Përgatitja

Hapi 1

Fillimisht shkrini mirë 4 copat e mishit.

Hapi 2

Qërroni patatet e ëmbla dhe preni ato në copa rreth 3cm të trasha. Zieni patatet ngadalë në ujë me kripë për rreth 20minuta.

Hapi 3

Ngrohni furrën në grill paraprakisht.

Shkrini gjalpën. Qërroni hudhrën dhe prejeni imtë, përzieni bashkë me erëzat dhe 200gr gjalpë. Shtrydhni gjysmë limoni dhe lërini të ftohen.

Hapi 4

Kulloni patatet dhe lërini të ftohen rreth 4 minuta. Ngrohni qumështin. Vendosni patatet në një tenxhere dhe ndrydhni ato për të fituar purenë. Shtoni qumështin, kripën dhe piperin dhe përzieni mirë deri sa të fitoni masën e puresë. Shtoni gjalpin e mbetur (50gr) dhe përzieni për të përfunduar purenë.

Hapi 5

Pastroni mishin dhe e thani mirë. Marinoni me kripë dhe piper dhe piqeni nga 5 minuta në të dyja anët në grillin e ngrohur.

Nëse është e nevojshme, ngrohni edhe njëherë purenë e patateve për ta shërbyer në pjatë anash mishit.