1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Muffins me borinca dhe kanellë

Tortë me arra

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

10 Vezë
10 lugë Sheqer
10 lugë Arra të bluara
8 lugë Miell
Kremi:
200gr Gjalpë i zbutur
3 Vezë
1 filxhan kafeje Qumësht
250gr Arra të bluara
3 lugë Miell
1/4l Qumësht
1/4kg Sheqer
Lëng portokalli
Pak rum

Përgatitja

Hapi 1

Tunden të verdhat e vezëve me 10 lugë sheqer. Veçantë tunden të bardhat e vezëve gjersa të fryhen, pastaj bashkohen me të verdhat duke i përzier me lugë deri sa masa të kompaktsohet.

Hapi 2

Shtohen arrat e bluara,mielli dhe lëvorja e limonit e kaluar në rende. Të gjitha përzihen me lugë druri derisa të krijohet një masë e njëllojtë, pastaj derdhet në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmillur.

Hapi 3

Nxehet furra në temp. 200gradë Celsius, dhe posa të futet në furrë ulet temperatura në 170gradë Celsius, për t'u pjekur për afro 40-45 minuta. Pas pjekjes, qëndron në furrë të mbyllur gjersa të ftohet. Patishpani pritet horizontalisht në tri pjesë. (ose nga brumi i përgaditur përgaditen 3 kore patishpani).

Hapi 4

Për fillin duhet tundur 3 të verdhat e vezëve në avull. Shtohet 1 filxh. qumësht, 200 gr gjalpë dhe vazhdon tundja gjersa masa të trashet. Shtohen dhe përzihen me lugë 250gr arra të bluara.

 

Hapi 5

Veçantë zihet kremi nga ¼ lit qumësht, 3 lugë miell dhe ¼ sheqer. Sa të ftohen kremrat, bashkohen. Shtohet marenga e tundur nga 3 të bardhat e vezëve, përzihet me kujdes gjersa të krijohet një masë e njëllojtë. Koret e prera spërkaten me lëng portokalli dhe rum, pastaj lyhen me krem dhe palosen njëra mbi tjetrën. Torta lyhet me të njëjtin krem mbi dhe anash dhe zbukurohet sipas dëshirës.