Që lëkura juaj e fytyrës të jetë e butë dhe e lëmuar, kushtoni kujdes të veçantë mënyrës së heqjes së grimit dhe pastrimit të saj para gjumit.
Si të largoni grimin nga fytyra? Ndiqni këto hapa për lëkurë të lëmuar dhe të pastër:
1. Fillimisht me ujë pastrues për fytyrë zbutni grimin duke masazhuar fytyrën për disa sekonda. Mos harroni të pastroni edhe pjesën rreth flokëve, poshtë mjekrës dhe rreth veshëve. Më pas me leckë të lagësht pambuku fshini fytyrën ku edhe vëreni që lëkura është pastruar.
Në rast se grimi dhe lëkura nuk janë pastruar për kohë më të gjatë, fërkoni me lecken e pambukut më shumë dhe më gjatë për të hequr poret nga lëkura.
2 .Cdo pastrim i lëkurës kërkon të trajtohet me butësi duke mos e dehidratuar dhe irrituar atë, thonë dermatologët e njohur botëror. Pas pastrimit me ujin për pastrimin e grimit, aplikohet vaj pastrimi për fytyrë, duke e marrë nga pak me gishta dhe duke e shpërndarë atë edhe rreth buzëve, vetullave dhe nën sy. Këtë procedurë e përseritni 2-3 herë duke lëvizur gishtat në mënyrë rrethore.
3. Kushtoni më shumë vëmendje pjesës së syve tuaj. Maskarat dhe vijëzuesit e syve janë më të vështirat për t'u hequr, por duhet të keni kujdes që të mos i gërryni sytë për t'i hequr ato pasiqë sytë janë pjesa më e ndjeshme.
Përdorni tufër pambuku të vajosur mirë me vaj pastrimi, vendosni në sy dhe leni për pak sekonda përpara se të largoni pastaj me fërkim të lehtë grimin nga sytë.
4. Shmangni pastrimin e fytyrës tuaj me lecka të lagura, qofshin ato për fëmijë apo të tjera. Asnjëherë nuk largohet grimi tërësisht dhe vetë shtresohet me tepër lëkura e papastruar mirë. “Shumë thonë se lëkura e bebes është e ndjeshme dhe pse të mos e pastrojmë edhe ne me lecka për bebe, por harrojnë të gjithë se bebet nuk e kanë të mbuluar fytyrën me grim por të pastër dhe të butë†shprehet një dermatolog.
5. Pasiqë keni pastruar butësisht fytyrën, mund të përdorni ndonjë toner, zbutës apo edhe serum cfarëdo që dëshironi. Në mëngjes do të keni lëkurë të pastër dhe të butë për t'u ndjerë mirë me vetën tuaj.
Keni parasysh, pa e pastruar mirë çdo natë grimin, të nesërmen është e kotë të përdorni dhe të shpenzoni në çfarëdo lloj serumi sepse nuk reagon mbi lëkurë të papastruar mirë.